Sulmoi gruan, arrestohet 28-vjeçari

55

Të martën rreth orës 17:30, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 28-vjeçarin S.M. nga Gostivari, i cili një ditë më herët kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 19-vjeçare. Gjatë sulmit, sipas raportit, kishin marrë pjesë edhe nëna dhe dy motrat e tij. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.