Sulmohet zyra e drejtorit të ANS-së në Prilep

Prilep, 5 dhjetor – Zoranço Markoski, një ish-shef i DSK Prilep, aktualisht i në MPB por i pa destinuar në ndonjë vend të punës, ka qëlluar në orën 2:30 me armë zyrtare në ambientet e stacionit policor në Prilep, më saktë në zyrën e kreut të Agjencisë Nacionale për Siguri (ish-DSK) në Prilep, transmeton gazeta KOHA.

Burimet nga terreni thonë se Markoski dyshohet se ishte i dëshpruar sepse nuk ka marrë një ridestinim të vendit të punës nga DSK në ANS. Sipas burimeve nga tereni, theksojnë se Markoski është anëtar i LSDM-së dhe rregullisht ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e organizuara nga kjo parti në Prilep.

Plumbi përfundoi në derën e zyrës së kryeshefit. Të shtënat ndodhën në një moment kur ai po përdorte armën e tij, të gjitha ndodhën menjëherë pasi ministri Oliver Spasovski u largua nga Prilepi. Gazeta KOHA muaj më parë ka shkruar se pikërisht shefi i ANS-së në Prilep, Miha Gazhoski, nuk i plotëson kushtet për të qenë pjesë e shërbimit të ri sekret, pasi i njëjti ka disa padi penale. (koha.mk)