Vozitësi i ambasadirit turk O. S sot pasdite është sulmuar para Ministrisë së kulturës për shkak të flamurit turk në “Mercedesin” zyrtar të Ambasadës turke në Shkup, konfirmon MPB. Vozitësi ka paraqitur në polici se sot pasdite rreth orës 16.15 derisa ishte i parkuar me makinën zyrtare para Ministrisë së kulturës, një person i panjohur i është afruar makinës dhe ka këruar që të heqë flamurin nga makina me tabela diplomatike të regjistrimit. Pastaj, sulmuesi ka bërtitur “Kjo është Maqedoni”. Pasi nuk ka mundur ta heqë flamurin, ai me grushta ka goditur vozitësin në pjesën e kokës pas çka është larguar në drejtim të panjohur, thonë nga MPB. Nga MPB janë shprehur se ka kamera në vendin e ngjarjes dhe se shumë shpejtë do të zbulohet sulmuesi.