Tetovë, 22 mars – 32 vjeçari D.Gj nga Tetova, të mërkurën mbrëma rreth orës 22 ka denoncuar se person i panjohur rreth orës 21:30 minuta e ka sulmuar në rrugën “Vidoja Smilevski Bato”, pasi që më parë kishte zbritur nga vetura e taksisë me të cilën kishte ardhur. Sipas policisë, personi i panjohur ka tentuar ta sulmojë dhe me thikë e lënduar në kokë. Me këtë rast, tetovari ka rënë në trotuar dhe ka lënduar edhe dorën e majtë, ndërsa sulmuesi me një vajzë tjetër ka ikur nga vendi i ngjarjes. Janë marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit. (koha.mk)