Sulmohet njësiti policor kufitar në Leposaviq

120

Një person është arrestuar pasi e kishte sulmuar njësitin policor kufitar.

Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:20 në fshatin Joshanica, në Leposaviq.

Siç thuhet në raport, pas intervenimit me aktvendim të prokurorit kujdestar I dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar njësitin policor kufitar dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.