Në poliklinikën “Gjorçe Petrov” mbrëmë pacientë kanë sulmuar një nëpunës policor. Policia kumtoi se mbrëmë në orën 23:05 në stacionin policor në Gjorçe Petrov është marrë denoncim nga ekipi kujdestar i poliklinkës se pacientë e kanë prishur rendin dhe qetësinë, pas çka një polic ka dalë në vendin e ngjarjes. Pasi polici tentoi t’i legjitimojë, ata e kanë shtyrë, ia morën fletoren dhe radio stacionin e dorës dhe e kanë hedhur, pas çka janë larguar me automobil mercedes”. Po ndërmerren masa për gjetjen e personave.