Gostivar, 6 janar – Një nëpunës i policisë në mesnatë është sulmuar fizikisht nga 21 vjeçari J.O nga Gostivari, informon MPB-ja.
Sulmi fizik ndaj nëpunësit policorë ka ndodhur pasi ai e ka ndërmarrë veprime zyrtare pas ngjarjes së denoncuar “ankesë dhe dhunë familjare”. Kundër J.O do të ngritet parashtresë përkatëse, thonë nga MPB-ja.