Bruksel, 20 nëntor – Një polic është sulmuar në mëngjesin e sotëm rreth orës pesë me thikë në Bruksel, me ç’rast, sipas mediave, sulmuesi ka thirrur “Allahu Ekber”
Prokuroria Publike Federale e Belgjikës ka bërë të ditur se për sulmin është hapur hetim për “tentim për vrasje në kontekst terrorist”.
Megjithatë, sipas Prokurorisë, motivi i sulmuesit nuk dihet, ndërsa natyra terroriste e sulmit nuk është dëshmuar.
“Dëshmitarë e kanë dëgjuar njeriun si thirr “Allahu Ekber”. Tani për tani e ruajmë shtrirjen më të madhe të mundshme në hetim, por mund të ketë ndryshime”, deklaroi zëdhënësja e Prokurorisë”, Ine Vanvejmersh.
Sulmi ka ndodhur në qendër të Brukselit, afër sheshit kryesor. Polici është lënduar në pjesën e qafës, por është jashtë rrezikut për jetë.
Sulmuesi është qëlluar me armë zjarri dhe ndodhet në spital, me ç’rast, gjithashtu, nuk është në rrezik për jetën.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, i dyshuari, i cili ka shtetësi bege, ka lindur në vitin 1984 dhe nuk ka qenë i njohur për organet gjyqësore. Në vitin 2014 ai është arrestuar për tentim për vrasje dhe posedim të paligjshëm të armëve..
Ministri belg i Punëve të Brendshme Jan Jambon, sulmin e ka quajtur “qyqar”.
“Policia sërish viktimë e sulmit qyqar”, deklaroi Jambon.