S.S. (87) dje është sulmuar në Çair nga një person i panjohur, i cili me dhunë ia ka marrë vathët nga veshët. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kërste Asenov” pas së cilës plaka e cila është e sëmurë nga çmenduria me automjet të ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën urgjente – Shkup. Janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.