D.T. (43) nga Shkupi, i punësuar në agjencinë për sigurim, mbrëmë, derisa ishte në orarin e punës në qarkun e “Makoshped”, është lënduar nga katër persona të panjohur të cilët atë e kanë goditur me automjet. Sipas policisë, D.T. fillimisht i ka vërejtur katër personat me automjet motorik pa targa. Kishin qenë të dyshimtë për këtë dhe pasi ishin në vendin ku nuk guxojnë të qëndrojnë më gjatë, u kishte thënë që të largohen. Pasi ishin larguar, sërish ishin kthyer dhe me automjet e kanë goditur D.T. pas çka kanë ikur. Nga goditja dhe rrëzimi ai ishte lënduar dhe me automjetin e ndihmës së parë mjekësore është transferuar në SPQ “8 Shtatori”, pas çka është lëshuar në mjekim shtëpiak. Merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.