Shkup, 6 qershor – Një djalosh trembëdhjetëvjeçar mbrëmë është sulmuar në rrugën “Metodija Andonov-Çento” në Shkup në stacionin e autobusit.
Siç kumtoi MPB, rastin në polici mbrëmë e ka denoncuar I. S. (43), babai i fëmijës. I biri i tij derisa ka pritur autobus është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur të moshës prej 25 deri 18 vjet, i cili ka qenë edhe me tre persona të tjerë.
Pas kryerësit e kanë braktisur vendin e ngjarjes, ndërsa pas një kohe të shkurtër janë kthyer së bashku me një grup më të madh të personave. Djaloshi dhe shokët e tij kanë ikur dhe i kanë njoftuar prindërit.
Policia punon në ndriçimin e plotë të rastit.