Shkup, 24 prill – Katër persona të paq njohur pardje fizikisht e kanë sulmuar një 17 vjeçar në rrugën Kërste Misirkov në Shkup, transmeton Koha. Rastin në stacionin policor Bit pazar e ka paraqitur i ati i viktimës më 23 prill. Sipas deklaratës së djalit, ai është sulmuar rreth orës 20 e 45 minuta në stacionin e autobusit në Bit Pazar nga katër persona të panjohur të cilët e kanë goditur me boksa në kokë. Policia thotë se po punon në zbardhjen e rastit.