Një fëmijë 10 vjeç humbi jetën pasi u sulmua nga një qen bulldog. Ngjarja ndodhi në një park në Britani pak para orës 5. Personat që ishin të pranishëm njoftuan menjëherë policinë dhe ambulancën, por i mituri ndërroi jetë në vend. Ndërkohë filluan kërkimet për gjetjen e qenit dhe pronarin e tij. Më vonë policia arrestoi një 28-vjeçare, me dyshimin se kishte një qen të rrezikshëm.