Shkup, 10 nëntor – Mjeku, i cili është sulmuar mbrëmë në hyrjen e Qendrës Klinike “Nënta Terezë”, është 48 vjeçari N. Z nga fshati Sllupçan i Kumanovës. Siç merret vesh nga burimet brenda Klinikës, mjeku e ka njohur sulmuesin dhe policisë i ka thënë se personi që e ka goditur me thikë është bashkëshort i koleges së tij. Mjeku është sulmuar para qebaptores në bulevardin “Nëna Terezë” dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë. Policia ka konfirmuar rastin dhe ka informuar se mbrëmë rreth orës 19:50, në polici është paraqitur se në Qendrën Urgjente është sjellë një person i plagosur me një mjet të mprehtë. Shkaku i sulmit është mosmarrëveshje personale. (koha.mk)