Shkup, 11 tetor -Policia kumton se një 14 vjeçar nga Shkupi është grabitur dhe sulmuar me thikë, njofton Koha. Sipas informatave që i ka kumtuar policia, dje rreth orës 21 e 45 minuta në rrugën “Kole Nedellkovski”, në Shkup, një person i panjohur me thikë ka sulmuar dhe më pas ia ka marrë telefonin një 14 vjeçari. MPB po ndërmerr gjitha masat për gjetjen e kryerësit të kësaj vepre penale. (koha)