Lokali në veri të vendit ku dje piu kafe presidenti, Hashim Thaçi, është sulmuar me armë zjarri mbrëmë pas mesnatës.I njëjti ndodhet në fshatin Banjë, afër pikës kufitare të Bërnjakut.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar në njerëz.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se po punojnë në gjetjen e të dyshuarve.