Halep, 15 dhjetor – Milicët shiitë nën komandën e Iranit sulmuan autokolonën e automjeteve ku ndodheshin civilët për tu evakuuar nga rrethimi në rajonin lindor të Halepit, në Siri. Në sulm humbën jetën 4 civilë dhe u plagosën 4 të tjerë. Sipas informimit të shefit tw shërbimit lokal të ambulancës nw Halep, Ahmed Svid, mësohet se autokolona e automjeteve ku ndodheshin civilët për tu evakuuar nga rajoni nën rrethim u nis nga lagjja Ramuse. Më pas ka qenë në pritje pasi është afruar në pikën e kontrollit të forcave të regjimit. Gjatë kësaj kohe snajperët e milicëve shiitë nën komandën e Iranit në vijën e frontit hapën zjarr mbi civilët, ku si pasojë e sulmit humbën jetën 4 civilë dhe u plagosën 4 të tjerë. Ndërsa drejtori i mbrojtjes civile në Halep, Nexhip Ensari, në një deklaratë për AA-në kishte deklaruar më parë se ishin plagosur 3 civilë.