Damask, 19 gusht – Forcat ajrore ushtarake siriane kryen sulme ajrore ndaj një karvani turk në provincën e Idlibit, lajmëruan mediumet turke.
Karvani lëvizte në rajonin e qytetit Han Shejhun mes pikave turke për kontroll të zonës së deeskalimit, pwrcjellw KOHA.
Tani për tani nuk ka informata për të pësuar.
Paraprakisht Ministria siriane e Punëve të Jashtme kumtoi se automjete të blinduara turke, përplot me armatim, e kaluan kufirin dhe hynë në Sarakib, ndërsa caku i fundit është qyteti Han Shejhun.
Në kumtesën e ministrisë siriane ky rast më i ri vlerësohet si “përzierje skandaloze turke”, transmetuan mediumet ruse.
“Sjellja armiqësore e regjimit turk nuk do të reflektohet në ofensivën siriane ndaj Han Shejhunit”, bën të ditur ministria.
Paraprakisht mediumet turke kumtuan se forcat e Bashar al Asadit nën kontroll të tyre morën vendkalimin kufitar në pjesët veriperëndimore të Han Shejhunit, ndërsa qyteti që është nën kontroll të terroristëve, është rrethuar,.
Provinca Idlib është bastioni i fundit i forcave opozitare në Siri. Kohë më parë në Nursulltan (Astana e deri paradokohshme) u mbajtën negociata për deeskalimin e situatës në rajon, ndërsa më 2 gusht në Idlib hyri në fuqi edhe armëpushimi i arritur. (koha.mk)