Një lajm tronditës vjen nga Greqia. Raportohet se një gazetar sportiv është sulmuar barbarisht pak çaste para se të hynte në studio. Ngjarja ka ndodhur të dielën e kaluar pak para orës 23:00 të mbrëmjes.
Apostolos Galati, i cili u sulmua nga persona të paidentifikuar, para se të hyntë në studiot e TV Astra në Greq., ku do të prezantonte emisionin “Arena se së dielës”. Në pamjet, të cilat janë publikuar nga mediat greke vetëm ditën e sotme, dallohet një person që sulmon gazetarin teksa ai ishte duke parkuar makinën.
Sapo ai doli nga makina e tij, në rrugën “G. Kartalis” në qendër të Volosit, një person i panjohur e sulmoi me grushte dhe e goditi atë në kokë. Apostolos Galati u dërgua në Spitalin e Volos për ndihmë të specializuar mjekësore, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.