Kërçovë, 4 shkurt – Dy persona nga fshati Zajaz i Kërçovës Sh.J. (58) dhe dajli i tij Sh.H (25), sot, rreth orës 11, në bulevardin “Liria”në Kërçovë, kanë filluar zënkë verbale, ndërsa pastaj me gjësende metali fizikisht e kanë sulmuar F.A. (33) dhe N.B. (42) nga Kërçova.
Ata janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm ku u janë konstatuar lëndime të lehta. Pas masave të ndërmarra, sulmuesit janë gjetur dhe arrestuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës”, thotë zëdhënësi i SPB – Ohër Stefan Dimovski.
Njëherit, sulmuesit janë ish dhe drejtori aktual i gjimnazit të Kërçovës “Dita”, të sulmuar nga ish i punësuar në këtë institucion. (koha.mk)