Manastir, 28 tetor – Në qytetin e Manastirit është sulmuar me gurë autobusi i skuadrës së futbollit FC Shkupi. Sulmi ndodhi pak orë para fillimit të ndeshjes kampionale kundër Pobedës. Autobusi është sulmuar para stadiumit të qytetit, sapo ka mbërritur.
Nga ky sulm është thyer xhami i pasëm, ndërkaq, policia ka arritur në vendin e ngjarjes. Për fat të mirë nuk ka të lënduar asnjë futbollistë, pasi lojtarët kishin zbritur më herët dhe janë gjendur në dhomat e zhveshjes. (koha.mk)