22 vjeçari nga Shkupi shkeli rendin dhe qetësin e vendit në qendrën e votimit në Shkollën Fillore “Lazo Angelovski” në Komunën e Aerodromit. Ai fyu qytetarët dhe sulmoi fizikisht policinë. Sipas Ministrisë së Brendshme, personi u arrestua më pas u dërgua në Stacionin Policor të Aerodromit dhe u konstatua se ishte K.G. (22) nga Shkupi.
Policia po merr masa për zbardhjen e ngjarjes.(koha.mk)