Dy të mitur dje janë sulmuar fizikisht nga dhjetë persona meshkuj në një autobus të NPQ Shkup në afërsi të Bit Pazarit.
Rasti në policisë është denoncuar rreth orës 17:00 nga ana e qendrës dispeçere të “NPQ”. Dy djemt 17-vjeçar nga f. Orman dhe nga f. Mirkovc kanë qenë në autobusin me numër 50 të NPQ, i cili ka lëvizur nga Bit Pazari drejt Qendrës. Në afërsi të Bit Pazarit dhjetë meshkuj, në katin e sipërm të autobusit, i kanë sulmuar fizikisht, me ç’rast u kanë shkaktuar lëndime të dukshme në fytyrë dhe trup.
MPB ndërmerr masa për gjetjen e kryrësve dhe për zbardhjen e plotë të rastit.