Dy minorenë nga Shkupi fizikisht janë sulmuar nga një grup prej 10 minorenëve të panjohur në hapësirën për parking në bulevardin “Kuzman Josifovski-Pitu”. Ministria e Punëve të Jashtme informoi se mbrëmë në ora 22 dy minorenët të moshës 15 dhe 16-vjeçarë nga Shkupi kanë paraqitur se në ora 19:25 në hapësirën për parking në bulevadin “K.J. Pitu” pa kurrfarë shkaku janë sulmuar fizikisht nga një grup prej rreth 10 minorenëve të panjohur. Po ndërmarren masa për gjetjen e autorëve dhe për ndriçimin e tërësishëm të rastit.