Strugë, 26 janar – Nga Spitali i Strugës informojnë se dy anëtarë të Komisionit për marrjen e patentë shoferit, njëri nga Dibra dhe tjetri nga Ohri, janë sulmuar në Strugë. Uniformat e bardha konfirmojnë se Instruktori nga Dibra ka pasur thyerje të hundës, ndërsa ai nga Ohri goditje në fytyrë. Akoma nuk ka një informacion pse të rinjtë sulmuan instruktorët, por jozyrtarisht thuhet se sherri ka ndodhur pasi të riut nga ana e Komisionit i është thënë se nuk ka kaluar provimin praktikë (qytetin). Ndërkohë, Stefan Dimoski, zëdhënësi i policisë në Ohër që mbulon edhe policinë në Strugë, informon se një ngjarje e tillë është raportuar në polici, por për momentin, sipas tij, nuk dihet dinamika se si ka ardhur deri te kjo ngjarje. Dimoski thekson se pas hetimit të plotë do të ketë një informacion më të gjerë për këtë ngjarje.(P.L)