Policia e Kosovës ka njoftuar se dje pasdite janë sulmuar katër shqiptarë në rrugën Kral Petri në pjesën veriore të Mitrovicës.
“Viktima mashkull shqiptar ka pësuar lëndime, pasi që i njëjti derisa ishte duke qëndruar së bashku edhe me tre meshkuj shqiptarë para një lokali, janë sulmuar nga persona të panjohur. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sulmohen 4 shqiptarë në veri të Mitrovicës
Leave a comment