Pekin, 26 tetor – Gjithsej 14 fëmijë të moshës parashkollore janë lënduar në një sulm me thikë në pjesën perëndimore të qytetit kinez Çongking, njoftoi policia lokale.
Lidhur me sulmin është arrestuar një grua 39-vjeçare e cila është e dyshuar se i ka goditur fëmijët me thikë kuzhine para kopshtit “Shekulli i ri”, njoftoi policia.
Fëmijët e lënduar janë çuar në spital , ndërsa rasti po hetohet.