Nëna Brahim Issaoui, 21 vjeçarit, i cili ditën e djeshme ka vrarë tre persona në Nicë, ka treguar se djali i saj është një tip i mbyllur dhe më parë pinte alkool dhe drogë, por kishte dy vite që paraktikonte fenë myslimae.
“Prej dy vite e gjysmë falej, ishte një tip i mbyllur dhe i tërhequr. Nuk dilte dhe nuk komunikonte me të tjerët.
Nga shtëpia shkonte në punë dhe nga puna në shtëpi, nuk dilte dhe nuk përzihej fare me të tjerët. Më parë pinte shumë alkool dhe drogë.
Gjithmonë i thosha ‘jemi në gjendje të keqe ekonomike ndërsa ti i shpërdoron paratë kot? Ndërsa ai më përgjigjej’
Nëse Zoti do, ai do të më drejtoj në rrugën e duhur’– shtroi më tej nëna e 21-vjeçarit.
Gjithashtu është bërë e ditur se Brahim Issaoui ka mbërritur në Evropë në varkë muajin e kaluar.
Në 20 shtator ai ka hyrë përmes ishullit italian të Lampeduzës dhe më 9 tetor kishte arriur në Paris.
Ditën e djeshme ai ka sulmaur me thike një 60-vjeçare, një 54-vjeçar dhe një 44-vjeçare.
Ndërkohë edhe pasi u qëllua ka policia gjatë momentit të arrestimit ai ka pranur krimin e ka thirrur “Allahu Ekber”.