Në botë çdo vit rreth 17 milionë njerëz preken nga goditja në tru, prej të cilëve të paktën gjashtë milion njerëz nuk i mbijetojnë. Prof. dr. Sebnem Bicakcic nga Departamenti i Neurologjisë në Universitetin Cukurova në Adana të Turqisë, lëshoi një deklaratë me rastin e 29 tetorit, Ditës Botërore të prekurve nga sulmi në tru. Biçakçi porositi se sulmi në tru është sëmundje shumë e zakonshme në botë, e cila mund të rezultojë me vdekjen ose pasoja të përhershme për personin e prekur. “Çdo vit në botë rreth 17 milionë njerëz përjetojnë goditje në tru, dhe gjashtë milionë prej tyre nuk i mbijetojnë. Bëhet fjalë për sëmundjen që është më e zakonshme tek të moshuarit, edhe pse edhe tek të rinjtë nuk është në nivele që mund të injorohet”, potencoi Biçakçi. Gjithashtu, shtoi se në vendet e zhvilluara dhe në vendet në zhvillim 15 për qind e njerëzve nuk i mbijetojnë sulmit, 30 për qind kanë më pak pasoja, 15 për qind me pasoja të mesme apo pasoja të rënda si dhe 25 për qind e njerëzve shërohen me sukses. Ajo gjithashtu theksoi se vënia nën kontroll të faktorit të cilat bartin rrezikun e sulmit në tru, pastaj rritjen e vetëdijes shoqërore dhe mundësinë e shërimit, mund të zvogëlohet përqindja e vdekjeve te personat e prekur nga sulmi në tru.