Rakhmat Akilov, autori i sulmit në Stokholm të premten e shkuar, ka “realizuar atë që i ishte propozuar të bënte” dhe ka vepruar “për t’u hakmarrë për bombardimet ndaj ISIS-it”. Këtë e ka pranuar vetë autori i dyshuar i masakrës, sipas asaj që shkruan britanikja “Mirror”. Akilov ka shpjeguar po ashtu se kishte planifikua sulmin, duke ndjekur edhe një vend të përshtatshëm pedonaleje për të realizuar objektivin e tij. Akilov u shpreh “i kënaqur nga ajo që ka bërë”, ka shkruar gazeta “Exepressen”. Ai ishte një punonjës i rëndomtë, 39 vjeç dhe nuk kishte leje qëndrimi të rregullt në Suedi. Akilov ka pranuar se para agjentëve të policisë se ndodhej në timonin e kamionit që të premten u vërsul ndaj 20 kalimtarëve në qendër të Stokholmit, duke vrarë katër prej tyre dhe plagosur 15. Autoritetet kanë konfirmuar atë që është shkruar edhe në shtypin lokal: kishte manifestuar simpati për “Shtetin islamik dhe gupet e tjera xhihadiste”, duke publikuar në ueb materiale propagande. Hetuesi i kanë përqendruar hetimet edhe te i ndaluari i dytë, i vetmi mes dhjetëra të ndaluar që është formalisht i dyshuar për “krime terroriste”. Të dy ndodhen në burgun e sigurisë së lartë, Kronobergshaktet.