Të paktën 4 persona të vrarë dhe 13 të plagosur është bilanci i sulmit të armatosur që ndodhi mbrëmë në afërsi të tregut të Krishtlindjeve në Strasburg të Francës, raporton Anadolu Agency.
Sulmi ndodhi në afërsi të një tregu të njohur Vendi Kleber.
– Arrestohen 5 persona për sulmin në Strasburg, sulmuesi në liri
Policia franceze gjatë ndjekjes së sulmuesit në tregun e Krishtlindjes në Strasburg ka arrestuar pesë persona, por sulmuesi edhe më tej është në liri, bëri të ditur sot Laurent Nunez, sekretar i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Nunez për radio France-Inter deklaroi se sulmuesi ka mundur të arratiset në Gjermani.
Nunez mohoi raportimet e mediave për intervenim policor në katedralen e njohur të qytetit, por theksoi se kërkimi edhe më tej është në rrjedhë. Ai shtoi se i dyshuari për sulmin është i njohur për organet dhe se në të kaluarën ka qenë në burg, por se motivi mbetet i paqartë. Ai tha se është i hapur hetimi për terrorizëm.
Ndërsa nënkryetari i Bashkisë së Strasburgut, Alain Fontanel ka falënderuar të gjithë qytetarët të cilët mbetën nëpër shtëpitë e tyre pas të shtënave dhe pritën që policia të vendos rend në qendër të qytetit.
Në sulmin e mbrëmshëm janë vrarë 4 persona, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur, prej të cilëve tetë më rëndë.