Berlin, 13 dhjetor – Prokuroria federale e Gjermanisë u kyç në veprimet hetuese në lidhje me sulmin në qytetin francez Strasburg, informojnë nga gazeta “Tagesshpigel”.
Sipas gazetës, është dorëzuar kërkesë për dyshim për vrasje, tentim për vrasje dhe lëndime të rënda trupore. Një nga arsyet për të filluar hetimin nga ana e prokurorisë është se gjashtë shtetas gjerman kanë marr trauma psikologjike edhe pse nuk janë lënduar gjatë sulmit. Prokuroria theksoi se hetimin kryesor e zbatojnë autoritetet franceze.
Të martën 29 vjeçari Sherif Shekat hapi zjarr në tregun e Krishtlindjeve në Strasburg ku vrau tre persona, ndërsa 13 mbetën të lënduar. Hetimi ndaj sulmuesit ende vazhdon.