Paris, 14 dhjetor – Shtatë persona janë marrë në pyetje lidhur me sulmin terrorist në Strasburg të kryer të martën, kumtoi sot kryeprokurori francez për luftë kundër terrorizmit Remi Ejc.
Mes të marrëve në pyetje janë katër anëtarë të familjes Sherif Shekat, i identifikuar si kryerës i sulmit në tregun e Krishtlindjeve në qytetin lindor francez, ku janë vrarë tre persona. Tre të arrestuarit e tjerë, gjithashtu janë persona të afërt të Shekatit.
Shakat ishte vrarë natën e kaluar nga ana e policisë franceze.
Sipas prokurorisë, katër nga 13 të lënduarit në sulm ende janë në spital, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje kritike.