Paris, 20 shkurt – Nuk ekzistojnë dëshmi se sulmuesi i Marsejit ka qenë i radikalizuar apo ka qenë terrorist, theksoi sot prokurori i Marsejit, pas vdekjes së 36-vjeçarit, të vrarë nga policia pas ka qëlluar me thikë një kalimtar, lajmëroi korrespondenti i MIA-s, raporton gazeta KOHA.
Prokurori i Marsejit, Ksavier Tarabo theksoi se sulmuesi ka pasur probleme psikike, di dhe dosje kriminale.
Karim Lasheheb dje sulmoi katër persona në rrugën frekuentuese në qytetin francez, Marsej, pas çka policia e qëlloi sulmuesin, duke i shkaktuar lëndime serioze, të cilave më vonë iu nënshtroi në spital. Të gjithë të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën.
Lasheheb për herë të parë ishte dënuar në vitin 2005 me 15 vjet burg për vrasjen e babait të tij. Është liruar në vitin 2017, ai sërish ishte dënuar me kusht në maj të vitit 2018 për shkak të kërcënimit me vdekje ndaj anëtarëve të familjes. Nga janari i këtij viti pas Lashehebit ishte shpallur urdhër arrest sepse nuk i ka përmbushur kushtet për dënimin e tij me kusht.(koha.mk)