Gjermania u trondit dy ditë më parë pasi një 51-vjeçar mori përpara dhe vrau me makinën e tij pesë persona që ishin duke ecur në një rrugë për këmbësorë në Trier.
Kamera e sigurisë së një biznesi regjistroi momentin kur makina kalon me shpejtësi marramendëse, disa sekonda para se të kalonte mbi këmbësorët.
Hetuesit e përjashtuan mundësinë e një sulmi terrorist, sipas prokurorisë autori vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte i dehur.