Sulmi ndaj ekipit të Dortmundit nuk ishte terroristSergej W. 28 vjeçar është i dyshuari për sulmin me eksploziv ndaj autobusit të ekipit Borussia Dortmund, motivi i sulmit ishte për motive financiare. Prokurorët gjermanë kanë thënë se i arrestuari është me shtetësi gjermane dhe ruse, ai ksihte huazuar një shumë pesë shifrore të parave që të investoi në një bast që shpresonte që të shkaktojë rënien e çmimit të aksioneve të ekipit të futbollit.
28-vjeçari Sergej W., është arrestuar më 21 prill në afërsi të qytetit jugperëndimor të Tuebbingen dhe është akuzuar për tentim vrasje, kryerje të shpërthimit dhe për lëndime të rënda trupore. Hetuesit në vendin e sulmit gjetën një mesazh në të cilin thuhej se përgjegjësinë për sulmin e merr shtetin islam, por shpejti u vërtetua pa vërtetësia e letrës. Ne sulmin e 11 prillit, tre bomba shpërthyen pranë autobusit të ekipit Borussia Dortmund, jashtë qytetit të Dortmundit, teksa lojtarët ishin nisur drejt stadiumit për të zhvilluar një lojë në Ligën e Kampionëve. Nga këto shpërthime u lëndua një futbollist dhe një zyrtar policor.