Persona të armatosur e kanë sulmuar me armë zjarri Parlamentin e Iranit dhe mauzoleun e ish-liderit suprem të Iranit, Ayatollah Khomeini, në kryeqytet, Teheran, duke i vrarë të paktën shtatë persona, raportojnë mediat lokale. Të shtëna të mëdha më armë janë dëgjuar nga brenda dhomës së Parlamentit, ndërsa raportohet se në mesin e të vrarëve është edhe një roje e sigurisë, transmeton Express. Disa persona janë plagosur te mauzolja e ish themeluesit të republikës moderne islamike. Raportohet se një kamikaz dhe dy apo tre persona të armatosur janë të përfshirë në sulm.