Sulmi kibernetik ndaj Manchester United, hakerat shantazh për miliona

23

Manchester United ishte pre e një sulmi kibernetik para disa ditësh dhe klubi anglez bëri me dije se kishte marrë kontrollin. Gjithsesi nga Britania e Madhe raportohet se situata është krejtësisht ndryshe.

Thuhet se piratët e internetit janë duke kërkuar miliona sterlina nga Manchester United, pasi ende e kanë nën kontroll sistemin. Ata kanë qasje në të dhëna të ndjeshme dhe informacione të klientëve.

Momentalisht nuk dihet se kush janë autorët e këtij sulmi kibernetik. “Daily Mail” raporton se United është në një pozicion të vështirë, ku i duhet të paguajë para në dorë për ta zgjidhur këtë situatë.

United ka punësuar një grup ekspertësh për të përballur sulmin dhe rrezikon realisht që t’i rrjedhin informacione të rëndësishme, që me gjasa piratët e internetit do tentojnë t’i shesin në palë të treta të interesuara.