Presidenti amerikan, Donald Tramp drejtoi kritika të ashpra për mediumet amerikane e posaçërisht ndaj gazetës “Njujork tajms”, e cila shkroi se presidenti i ri është në izolim në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa bashkëpunëtorët e tij nuk kanë kurfarë përvoje. “E dobëta ‘Njujork tajms’ kumtoi trillime për mua. Tashmë dy vite gjithçka bëjnë gabim, ndërsa tani trillojnë storie dhe burime!”, shkroi Tramp në Tuiter.
Të dielën “Njujork tajms” publikoi shkrim, sipas të cilit, në Shtëpinë e Bardhë ka ekip shumë të vogël i cili nuk din asgjë për veprimtarinë e Qeverisë federale. Gazeta i referohet nëpunësve qeveritar, ndihmësve të kongresistëve dhe zyrtarëve të mëparshëm, shumica anonimë. Në shkrimin pohohet se këshilltarët kanë mbajtur mbledhje në terr, sepse nuk e kanë zbuluar çelësin për ndripim. gazeta shton se Tramp shpesh herë i kalon mbrëmjet vetë në Shtëpinë e Bardhë, sepse bashkëshortja e tij jeton me djalin në Nju-Jork.
Tramp gjatë kohë kalon para televizorit “dhe ndjehet gjithnjë e më keq nga presioni i obligimeve dhe nga protestat të cilat nuk kanë të ndalur”. Sipas gazetës, shefi i Kabinetit, Rajns Pribs dhe strategu kryesor Stiv Benon janë “qy qendrat e pushtetit në konflikt”. Zëdhënësi Shon Spajser deklaroi se “presidenti nuk shikon televizion me veshje pas banjës” – Ai shkrim është përplot me gabime dhe gazeta duhet t’i kërkojë falje presidentit”, tha Spajser.
Përveç kësaj Shtëpia e Bardhë kumtoi listë me 78 sulme të SHI-së dhe të cilave mediumet nuk u kushtuan mjaft vëmendje. Ajo lisitë është publikuar pasi që trmp deklaroi se “në shumë raste, mediuemt nuk duan të shkruajnë” për to. Në atë listë ështëe dhe sulmi në Nicë i 14 korrikut në të cilin jetën e humbën mbi 80 persona.