Dubai, 17 tetor — SHBA-ja ka kryer shumë goditje ajrore me drone mbi një kamp për stërvitje të luftëtarëve të Shtetit Islamik në Jemen, dhe në sulmin e parë kanë humbur jetën dhjetëra xhihadistë. Dronet e ushtrisë amerikane kanë qëlluar 12 predha mbi pozicionet e xhihadistëve në Jakli dhe Ablu në provincën jugore Bajda. Në kumtesën e Pentagonit thuhet se forcat amerikane kanë vrarë dhjetëra anëtarë të SHI-së në një sulm mbi kampin, ku luftëtarët janë trajnuar për shfrytëzim të mitralozëve dhe lansimin të granatave.