Armata izraelite sot kumtoi se aeroplanët e saj kanë bombarduar caqe në Rripin e Gazës, si përgjigje ndaj sulmit të djeshëm me raketa nga ky territor palestinez ndaj Izraelit jugor, me ç’rast është qëlluar një ndërtesë në qytetin Sderot.
Në kumtesën e armatës theksohet se aeroplanët ushtarak kanë qëlluar një “infrastrukturë terroriste” të lëvizjes islamike radikale Hamas, e cila e ka kontrollin ndaj Rripit të Gazës.
Tani për tani nuk ka informacione prej burimeve palestineze për viktima eventual gjatë sulmeve ajrore izraelite.
Gjatë sulmit të djeshëm me raketa ndaj Sderit nuk pati viktima. (koha.mk)