Si pasojë e dy sulmeve vetëvrasëse me bomba, një polic ka humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Një punëtor i Ambasadës Franceze ka thënë për Euronews,se shpërthimi i parë ka ndodhur në kryqëzimin Avenue de France dhe Rue Charles de Gaulle, ku shumë policë ishin mbledhur për t’i ndaluar tregtarët e paligjshëm.
Ndërsa sulmi i dytë vetëvrasës ka ndodhur në derën e pasme të një stacioni policor al-Qarjani, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar katër punëtorë të sigurisë.
Ende nuk dihet se kush janë grupet apo organizatat që qëndrojnë prapa këtij sulmi.