Bagdad, 29 gusht – Gjatë një sulmi me auto-bombë ndaj një pike kontrolli në qytetin irakian Al Kaim humbën jetën së paku 21 persona, raportojnë mediat irakiane.
Auto-bomba ishte aktivizuar në afërsi të ushtarëve dhe luftëtarëve irakianë të grupit antixhihadist Al Gashd al Shabi.
Deri më tani askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin në Al Kaim, i cili është 400 kilometra në veriperëndim të Bagdadit, në afërsi të kufirit irakiano-sirian.