Së paku 50 persona e humbën jetën, ndërsa mbi 80 janë lënduar në sulmin më të madh vetëvrasës me bombë në qendër të kryeqytetit të Somalisë, Mogadishu. “Ishte një kamion-bombë. Shpërtheu në udhëkryqin K5”, deklaroi polici Muhamed Husein. Sipas dëshmitarëve okular, numri më i madh i viktimave janë civilë. Gjatë shpërthimit janë shkatërruar dhjetëra autobusë të transportit publik dhe rreth 100 automjete. Është shkaktuar dëm i madh material edhe në ndërtesat përreth. Prefekti i Mogadishut, Saabid Abdi, i cili e vizitoi vendin e sulmit, kërkoi të angazhohen më[ shumë buldozerë të cilët do t’i nxjerrin viktimat nga rrënojat. Ministri somalez i Informatave, Abdurahman Jarisou e dënoi “sulmin e tmerrshëm të terroristëve”, duke e akuzuar për atë grupin ekstremist Al Shabab. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por grupi Al Shabab shepsh kryen sulme me bombë në Somali.