Tripoli, 22 janar – Aeroporti i vetëm funksional në Libi, aeroporti ndërkombëtar në Tripoli, sot ishte shënjestër e një sulmi raketor edhe atë vetëm një ditë para takimit të shefave të diplomatëve të rajonit në Algjeri, ku duhet të bisedojnë për krizën, transmeton gazeta KOHA.
Aeroporti, Mitiga në Tripoli është detyruar disa orë t’i ndërpret të gjitha fluturimet , pasi që mbi të kanë rënë gjashtë raketa “Grad”.
Aeroporti disa herë është sulmuar nga fillimi ofensivës të forcave lojale të gjeneralit Kalifa Haftar, të cilët insistojnë ta marrin kryeqendrën libiane nga forcat e Qeverisë së Pajtueshmërisë nacionale.
Disa ditëve të fundit, forcat botërore i intensifikojnë orvatjet për gjetje të zgjidhjes politike të konfliktit, ndërsa Algjeria fqinje nesër do të jetë vendi më i ri nikoqir për shqyrtimin e mënyrave, si të vihet deri te kjo.
Ministria e Punëve të Jashtme e Algjerisë kumtoi se diplomatët e parë e Tunizisë, Egjiptit, Sudanit, Çadit, Nigerit dhe Malit do të takohen në Algjeri ta lëvizin “zgjidhjen politike të krizës përmes dialogut mes të gjitha palëve”.(koha.mk)