Një statujë e një skllaveje me ngjyrë në qytetin francez të Bordos është mbuluar me bojë të bardhë në një sulm të dukshëm racist, sipas zyrtarëve të qytetit. Statuja prej bronzi është e Modeste Testas, një skllave afrikane e cila u ble nga një familje në Bordo në shekullin e 18-të. Statuja u gjet e dëmtuar të premten në mëngjes, por tani është pastruar. Bashkia e Bordos tha se do të paraqiste një kallëzim penal, duke thënë se ishte “ndoshta raciste” në natyrë. Statuja mbante me krenari historinë e saj. Për ju që ndoshta nuk e kujtoni Testas u dërgua në ishullin Karaibe të Hispaniola për të punuar në një plantacion sheqeri.
Ajo më vonë u transferua në Shtetet e Bashkuara dhe u lirua pasi pronari i saj francez vdiq. Ajo pastaj u zhvendos përsëri në pjesën perëndimore të Hispaniola, e cila tani është Haiti, dhe vdiq në moshën 105 vjeç. Statuja e Testas u përurua në vitin 2019. Është një nga monumentet historike që synojnë adresimin e së kaluarës koloniale të Bordos, e cila ishte një nga qendrat kryesore të tregtisë së skllevërve në vend. Këshilltari përgjegjës për trashëgiminë, Stephane Gomot, tha se nëse racizmi konfirmohej si motiv, ai përbënte një “sulm shumë të dhunshëm ndaj gjithçkaje që përfaqëson kjo statujë”, përfshirë “kujtimin e njerëzve të dëbuar nga trafikantët e skllevërve”.