Najrobi, 15 janar – Të paktën një njeri është vrarë, ndërsa katër janë lënduar gjatë një sulmi në një kompleks luksoz hotelesh në kryeqytetin e Kenisë, Najrobi.
Sipas burimeve të spitalit, janë hospitalizuar pesë njerëz, prej të cilëve njëri ka vdekur në spital.
Policia e Kenisë informoi se bëhet fjalë për sulm terrorist.
Përgjegjësinë për sulmin ndaj kompleksit luksoz të hoteleve “DusitD2” në Najrobi e ka marrë organizata ekstremiste Al Shabab.
Al Shabab, selia e të cilës është në Somali, publikoi se luftëtarët e saj ende gjenden në kompleksin e hoteleve, ndërsa para hyrjes gjendet automobili bombë që është shfrytëzuar gjatë sulmit.
Ende vazhdon evakuimi i civilëve nga kompleksi i hoteleve.