Një sulm me armë zjarri ka ndodhur këtë të shtunë në një qendër tregtare në qytetin e El Pasos në Teksas të SHBA-ve. Mediat lokale të Teksasit raportojnë se nga ky sulm kanë mbetur të vdekur 18 persona.
Sipas CNN, autoritet kanë vënë në pranga tre persona të dyshuar si autorë të këtij sulmi.
Personat të cilët janë gjendur në qendrën tregtare në momentin e sulmit janë larguar të tmerruar, ndërkohë që tre restorante në zonë kanë mbyllur dyert duke reaguar ndaj situatës emergjente.