Persona të paidentifikuar e sulmuan konsullatën e Polonisë në qytetin perëndimor ukrainas Lutsk, ku si pasojë janë dëmtuar çatia dhe dritaret, njoftojnë mediat lokale. Gazeta “Volin24” shkruan se sulmi ndodhi rreth mesnatës dhe se nuk ka të lënduar. Policia ukrainase ende nuk është prononcuar për incidentin dhe nuk dihet nëse ndaj konsullatës është hedhur bombë apo është qëlluar me armë zjarri.