Policia lokale deklaroi përmes rrjeteve sociale se asnjë nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetë.
Policia nuk dha detaje në lidhje me sulmuesin, dhe as nuk specifikoi sa njerëz u plagosën.
Televizioni lokal Hashenshau raportoi se sulmi ndodhi pranë stacionit kryesor hekurudhor në qytet dhe se të gjithë të plagosurit u transportuan në spitalet aty pranë.
Le të ju kujtojmë, kjo nuk është hera e parë që trazirat kanë ndodhur në Frankfurt kohët e fundit, më 16 janar policia urdhëroi evakuimin e të gjithë të pranishmëve në aeroport pas kërcënimeve me bombë, e cila doli të ishte alarm i rrejshëm.